Nje komision Ad-Hoc per te “shpetuar” Akademine e Shkencave

2018-05-08 2

Të bashkuara për të shpëtuar ekzistencën e Akademisë së Shkencave, vendimi i parë i marrë nga akademikët pas mbledhjes urgjente së asamblesë ditën e martë, është një tryezë debati me kryeministrin Edi Rama.

Vasil Tole, sekretar shkencor te Akademia e Shkencave: ?Asambleja i është drejtuar dje me një ftesë zyrtare për takim për zhvillimin e një debati konstruktiv si një lloj modeli bashkëqeverisje me shkencëtarët?.

Një kërkesë i është dërguar edhe Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në një situatë të pazakontë ku asambleja është drejtuesi i Akademisë së Shkencave, ata kërkojnë një përgjigje mbi dekretimin ose jo të kryetarit të zgjedhur Gudar Beqiraj.

Aurela Anastasi: ?Ne mendojmë që duhet të na japë disa arsye në qoftë se vendos të mos dekretojë?.

Komisioni Ad-Hoc i ngritur me akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Arbëreshët e Italisë dhe Diaspora për dy javë do të gati projekt-propozim për reformën në institucionin e kërkimit shkencor. Edhe në këtë pikë, pavarësisht debateve mes tyre, akademikët e kanë gjetur një emërues.

Artan Fuga: ?Jemi dakord që të shpalosen në mënyrë të diversifikuar modelet brenda nesh dhe për këtë kemi koherencë në këtë procedurë që është një hap i ri përpara që unë e konsideroj shumë pozitiv dhe pajtohem totalisht?.

Apollon Baçe: ?Kjo nuk do të jetë një opsion, por do të jenë të gjithë opsionet e mundshme duke argumentuar cilët janë anët pozitive, negative, sa kushtojnë dhe si janë".

Pas përplasjes së kryeministrit Edi Rama me Akademinë së Shkencave për zgjedhjen e kryetarit të ri, po shqyrtohet rishikimi i statutit. Propozimi i sekretarit shkencor Vasil Tole është që në garë duhet të jenë më shumë së një kandidaturë që procesi të quhet i drejtë dhe i vlefshëm. Ndoshta ky ndryshim do të çojë në përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin të Akademisë së Shkencave.

Tv Klan

Free Traffic Exchange