Bllokohen 1500 litra vaj i falsifikuar

2018-05-08 2

Në kushtet ku mbizotëronte papastërtia, amballazhohej vaji ushqimor që shpërndahej me etiketa në gjuhën greke në të gjithë vendin.

Magazina e zbuluar në lagjen 10 të Korçës ishte në pronësi të Kosta Fshatit.

Plot 1500 litra vaj ushqimor, falsifikohej duke iu vendosur etiketa të vajit të markës ?Alkis? dhe vajrave të tjerë të shtrenjtë. Më pas diheshin në treg me gjysmën e vlerës reale që mban produkti në treg. Sipas policisë vaji ka origjinë të panjohur dhe dyshohet se mund të jetë kontrabanduar nga Greqia, por po ashtu nuk dihet se si është prodhuar.

Gjatë kontrollit të magazinës, policia ka vënë re se ajo nuk përmbushte kushtet minimale të për një aktivitet që ka lidhje me prodhimin dhe amballazhimin e produkteve ushqimore.

Veç vajit të bllokuan edhe qindra bidonë plastikë dhe shishe, të cilat nuk përmbushnin kushtet minimale higjeno- sanitare. Pikërisht me këto ambalazhe, vaji hidhej në treg për t?u konsumuar.

Pronari 48-vjeçar i arrestuar tashmë nga policia do të akuzohet për veprat penale të ?Prodhimit të kundërligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë? dhe "Falsifikimi i vulave, e stampave ose i formularëve?.

Tv Klan