Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfaqësuesit e Këshillit të Europës dhe të OSBE ODIHR kanë kërkuar fillimin e reformës zgjedhore në Shqipërisë. Në një konferencë të posaçme kreu i misionit të ODIHR Peter Tejler apeloi për ndryshimin e sjelljes politike për të arritur sukses me reformat.
Kritika ai ka hedhur dhe për bojkotin e Kuvendit.
Peter Tejler: Nuk duhet të humbas fokusi për rekomandimet. E keni detyrim për ti ndjekur ato. Ndërkohë vihet re një mungese besimi te sistemi jo vetëm nga votuesit por edhe nga partite. Duhet të them dicka, dhe mund të jem kritike në këtë pikë, por nuk jam i sigurt se bojkoti i parlamentit është zgjidhja e problemeve. Nëse dëshironi që të keni sukes jo vetëm në reforma por edhe në integrimin e BE duhet të ndryshoni sjelljen politike.
Ndërsa Ambasadori i OSBE/ ODIHR, Bernd Borchard nënvizioi se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse ndërsa shtoi se krimi zgjedhor duhet të përbëjë vepër penale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bojkoti-i-parlamentit-s-eshte-zgjidhje-nisni-reformen-zgjedhore/