Ora News - Nëna e dy fëmijëve kërcënon të hidhet nga oxhaku në Kuçovë

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një javë pasi Antoneta Salaj tentoi të hidhej nga kulla e ndërmarrjes së Nxjerrjes së Naftës në qytetin e Kuçovës, një tjetër rast është rregjistruar ditën e sotme, ku protagoniste është bërë sërisht një grua.
Me një bashkëshort të sëmurë që vuan nga probleme të shëndetit mendor, 32 vjeçarja Elona Bregu, është ngjitur sot në një nga kullat më të larta të ish TEC-it në qytetin naftëtar dhe kërcënon se do të hidhet prej saj.
Nëna e dy fëmijëve të vegjël duket se nuk ka suportuar sot problemin e transferimit nga një pozicion pune në tjetrin dhe në shenjë proteste me ndihmë e të shoqit është ngjitur në kullë dhe kërcënoi se do ti japi fund jetës.
Fatmir Bregu, bashkëshorti i Elonës, i cili rreth 10 vite më parë ka bërë të njëjtin veprim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pasi policia i kish bllokuar një motor, tregon se gruaja e tij u detyrua që të kryejë këtë veprim, pasi në Kuçovë problemet nuk gjejnë zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nje-grua-kercenon-se-do-te-hidhet-nga-oxhaku-i-tec-it-ne-kucove/

Free Traffic Exchange