Ora News - Gjykata lë në burg policin e Durrësit të arrestuar për drogë

2018-05-08 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Durrësit la në qeli me masë sigurie arrest me burg Fatmir Meçon, punonjësin e Policisë lokale të përfshirë në shpërndarjen e drogës në qytetin bregdetar.
33-vjeçari u vu në pranga për prodhim e shitje të narkotikëve dhe shpërdorim të detyrës. E njëjta masë u dha edhe për të arrestuarin tjetër, që dyshohet si bashkëpunëtori i policit, 19 vjecarit nga Fushë Kruja, Fitim Selaci.
Sipas Prokurorisë, 33-vjeçari nga Gjerbesi i Skraparit, shiste lëndë narkotike në ish-Kënetë me persona të tjerë. Lëndën narkotike e mbante në banesën e tij dhe më pas ua shpërndante personave të tjerë e më pas në mënyrë demonstrative e konsumonin duke u kthyer edhe në shqetësim për komunitetin.
Në banesën e Fatmir Meços u gjet një sasi e lëndës narkotike dhe një grirëse. Lëndën narkotike e merrte te Fitim Selaci në Fushë-Krujë. Sipas prokurorisë, të dy kanë kryer veprat që janë nën hetim dhe rrezikshmëria e veprës parashikon deri në 15 vjet heqje lirie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-burg-polici-i-durresit-i-arrestuar-per-droge/