Opozita greke kundër Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Demokracisë se Re, Kiriakos Micotakis nisur nga zhvillimet e fundit në Himarë i ka dërguar një letër Komisionerit Johanes Hahn ku shpreh shqetësimin, pasi sipas tij janë cenuar te drejtat e minoritetit grek. Ai shkruan se të gjithë anëtaret e BE, përfshirë Greqinë kanë rënë dakord me dhënien Shqipërisë te statusit te vendit kandidat për të siguruar nxitjen ne funksion te zbatimit te reformave të rëndësishme. Por sipas Micotakis ka ende probleme te mëdha sa i takon sundimit te ligjit, luftës ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe respektimin e të drejtave te pakicave veçanërisht asaj greke.



?Qëndrimi i Autoriteteve Shqiptare në këtë drejtim lehtësohet nga fakti se ?zonat e pakicës? që ata kanë krijuar në mënyrë arbitrare me ligj, përjashtojnë minoritetin etnik grek të Himarës si dhe disa rajone të tjera, pavarësisht se ajo përbën një përqindje të konsiderueshme të popullsisë në këto zona. Është një burim i shqetësimeve të mëtejshme që ky qëndrim andi produktiv shpesh shoqërohet me retorikë nacionaliste nga ana e Qeverisë Shqiptare, e cila ndikon në marrëdhëniet tona bilaterale midis Greqisë dhe Shqipërisë.?




Shefi i opozitës greke kërkon nga Hahn që këto shqetësime serioze të merren parasysh në mënyrë të duhur në vlerësimin e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Reagime ka pasur dhe nga ekstremistët e partisë Agimi i Artë. Nga foltorja e Kuvendit grek deputeti Kristos Papas ka kërkuar nga Qeveria zgjidhjen e menjëhershme të situatës në Himarë.



?Ministri i jashtëm Kotzias nuk i përgjigjet pyetjeve dhe kërkesave tona të cilat i kemi adresuar për çështjen e Himarës. Ne marrim vazhdimisht ankesa nga minoritarët e Himarës, Andrea Ikonomi është një minoritar që po i prishet shtëpia, nuk e ka shtëpi të dytë buzë detit. Kjo është çështja e ditës. Himara është gdhirë me forca të shumta policie. Qeveria Rama ka për qëllim të godasë biznesin grek me qëllim që minoratiratër të braktisin Himarën. Ne e kemi ngritur shumë herë këtu në Parlament çështjen e shtëpive dhe bizneseve të minoritarëve.?



Ne Himare nise dy dite me pare prishja e disa objekteve. Ndërhyrjet e Inspektoratit te Mbrojtjes se Territorit janë ne funksion te realizimit te projektit per rikualifikimin urban te qendrës se qytetit.

Free Traffic Exchange