Report TV - Meta-gazetarëve:Cënimi i lirisë suaj prek themelin e demokracisë

2018-05-08 0

Presidenti Ilir Meta ka pritur një grup gazetarësh në Presidencë, në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër krimeve ndaj gazetarëve. Presidenti Meta shprehu solidaritet të veçantë për gazetarët e terrenit, që sipas tij, shpesh përballen me ngjarje të rrezikshme, vetëm për të qenë në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të sistemit tonë demokratik.

Ndërkohë, kjo pritje e Metës me gazetarët vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama i sulmoi ashpër, duke i quajtur ata të paaftë dhe të paditur.
?Kur deformohet dhe cenohet liria dhe të drejtat e gazetarëve pa dyshim që është cenuar vetë themeli i sistemit tonë demokratik. Solidaritet të veçantë shpreh për gazetarët e terrenit, që raportojnë në mënyrë të menjëhershëm, shpesh edhe duke sakrifikuar e rrezikuar për shkak të ngjarjeve dhe karakterit të ndryshëm të tyre, gjithmonë në shërbim të lirisë, në shërbim të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të sistemit tonë demokratik", tha Meta.