Marrëveshja për detin me Greqinë, Berisha: U blenë gjyqtarët Rama: Po e pranon që e shite

2018-05-08 0

sh-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të rende nga foltorja e Kuvendit lidhur me rrëzimin e Marrëveshjes së Detit me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese.

Berisha tha se janë përdorur para e korrupsion duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi marrëveshjes mes dy vendeve në vitin 2009, e cila sipas vendimit të kushtetueses cenonte integritetin territorial të Shqipërisë. "Përmende marrëveshjen e Detit. Do të të them kaq: Bëre gjithçka me para dhe korrupsion, anulove një marrëveshje, e cila në njëmijë gjykata po të dalë në parimin e traktatit të detrave është...", tha Berisha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.

Kreu i qeverisë u përgjigj se Berisha po mbron marrëveshjen që i hiqte Shqipërisë një pjesë të territorit me firmë të ish-ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha ndërsa i cilësoi absurde akuzat për korrupsion dhe blerjen e gjyqtarëve të kushtetueses në rrëzimin e kësaj marrëveshje. Sipas Ramës, Berisha i qëndron ende asaj marrëveshje dhe gjithçka është hartuar dhe punuar me bekimin e tij e të fimosur nga Basha, në atë kohë ministër i Jashtëm.