Një 56-vjeçar nga Kukësi ka telefonuar sot në emisionin ?Aldo Morning Show?, në Tv Klan nga ku ka kërkuar një njohje dhe ka treguar edhe historinë e tij.
Beni tha se ka qenë i martuar prej 20 vitesh dhe është divorcuar. Sipas tij divorci me bashkëshorten ka ndodhur për shkak të tradhëtisë.
?Jam Beni nga Kukësi, mora për një njohje. Jam 56 vjeç, i divorcuar, kam 3 fëmijë. Kisha 20 vjet martesë, me shkuesi, kisha vllanë e saj shok. Para se të martohesha kam patur 36 të dashura dhe për të dëgjuar prindërit u martova. Kur hyra dhëndër u mundova me ?shqy macen? por, ma kishte shqy çuni i xhaxhait të vet. E pranova për hirë të prindërve e mbajta dhe ajo sillej mirë, më lindën 3 fëmijë.
Kur ngela pa punë çova gruan dhe fëmijët në Austri se kam një motër atje. Ndenjti 23 ditë dhe u kthye dhe fëmijët u rëhatuan atje.
Pas tre muajsh pas kthimit po kalonim shumë mirë, një ditë ajo ikën nga shtëpia, ndërkohë që unë s?dija arsyen. Më vonë mora vesh se kishte ngelur shtatzënë në Austri dhe kishte kërkuar edhe divorcin prej meje. Kështu ndodhi divorcin, më shkatërroi jetën, më ka zhgënjyer. Kam 4 vite që jam divorcuar?, tha Beni.