Akuza të forta janë hedhur nga kreu demokrat, Lulzim Basha, për krimin dhe drogën në vend nga kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit, Basha e krahasoi Ramën me talebanët e Afganistanit, duke thënë se vetëm këto dy vende furnizojnë sot gjithë Evropën me drogë.
Aty ku ka krim nuk ka zhvillim, aty ku kultivohet droga, është e kotë të mbajmë interpelancë për karotën e Divjakës, nuk ka as ligj, as drejtësi. Gjithmonë vendet që kanë rënë në pushtetin e drogës janë zhytur në humnerën e varfërisë, mjerimit. Kudo ku droga është lejuar, ka pasur mjerimi shoqëror, denigrimi politik. Droga dhe varfëria janë vëllezër. Shqipëria sot është prodhuesi më i madh në Evropë dhe vendi më i varfër, kjo nuk është rastësi. Sapo Rama filloi zbatimin e objekti kriminal, në Shqipëri filloi rënia e investimeve të huaja. Dy vitet e fundit kemi rekord histoirk, vendi i vetëm në botë që për dy vite s?kemi asnjë investim të huaj. Ekonomia u kthye në ekonomi të drogës.