Kryeministri Edi Rama e cilëson histori suksesi reformën në sistemin shëndetësor, ndërsa akuzave të opozitës për "babëzi qeveritare" iu përgjigj se ata nuk janë të përgjegjshëm për ato që thonë.
Kreu i qeverisë theksoi se sot qytetarët marrin shërbim shëndetësor falas falë realizimit 100% të programit për koncesionet në shëndetësi si check-up dhe hemodializa, shërbime këto të cilat ofrohen falas.
"Shqipëria nuk është e Edi Ramës, por është e atyre që jetojnë në këtë vend. Se për çfarë do të mbahet mend Shqipëria kjo është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve. Dallimi i madh mes nesh është se ju nuk mbani përgjegjësi. Ju nuk keni asnjë ndjenjë përgjegjësie në raport me këtë vend me këtë popull dhe edhe më keq akoma as në raport me ata të cilët kani marrë përsipër t'i përfaqësoni.