Lulzim Basha sulmon Ramen: Erdhe si rilindas po iken si taleban, e bere Shqiperine si Afganistan

2018-05-08 2

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë akuza të drejtpërdrejta ndaj Kryeministrit Edi Rama për kultivimin dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Basha e krahasoi Shqipërinë me Afganistanin dhe Edi Ramën me talebanët.

?Historia njeh vetëm dy lloje regjimësh... Talebanët me heroinën në Afganistan dhe Edi Ramën me marijuanën në Shqipëri. Shqipëria dhe Afganistani janë sot dy furnizuesit me drogë për Europën. Edi Rama erdhi në pushtet si rilindas e po ikën si taleban?, ka thënë Lulzim Basha.

Kryedemokrati deklaroi se ka dy vite që në Shqipëri nuk ka asnjë investim të huaj, por e vetmja konkurrencë dhe inovacion janë rrugët e perfeksionuara të trafikantëve për të kultivuar dhe trafikuar kanabis.

?Aty ku sundon krimi nuk ka as ligj. Kudo ku droga është lejuar si alternativë ekonomike ka pasuar shkatërrimin. Droga dhe varfëria janë vëllezër siamezë. Nuk është rastësi që Shqipëria është edhe prodhuesi më i madh i drogës në Europë, edhe vendi më i varfër. Është i vetmi vend në botë që për dy vjet nuk ka asnjë investim të huaj. E vetmja ekonomi që ka sot vendi, është inovacioni i trafikantëve që kanë përsosur mjetet dhe mënyrat e trafikut dhe kultivimit të drogës?, u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha.