Report TV - Dhomat e Tregtisë kërkojnë amnisti fiskale për kapitalin

2018-05-08 1

Shumë grupime të biznesit: të madh, të vogël dhe të huaj, po marrin pjesë aktivisht në diskutimin e amendimeve që përmban Paketa Fiskale 2018. Ndërkohë, ato kanë sjellë edhe propozime jashtë këtyre amendimeve, në përpjekje për të përmirësuar, në interes të grupimeve të tyre përkatëse, por edhe të ekonomisë dhe shtetit, rregullat fiskale.
Në këtë kuadër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatat e Biznesit (Shoqata e Prodhuesve, Shoqata e Ndërtuesve, Shoqata e Turizmit, Shoqata e Fasonit, Shoqata e Kombëtare e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare, Shoqata e Transportit etj.,) pas konsultimeve për Paketën Fiskale 2018, kanë paraqitur dje një dokument të përbashkët, nëpërmjet të cilit kërkojnë që Kuvendi dhe qeveria të marrë në konsideratë 10 propozime.

Free Traffic Exchange