Ora News – PD amendament për tekstet falas nga klasa e I deri në të IX

2018-05-08 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike jetësoi projektin e saj përmes dorëzimit të një drafti për tekstet shkollore falas nga klasa e 1 në klasën e 9.I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrisë së Arsimit. Ministrja Nikolla thekson se ky është një zotim i socialistëve parashikuar në buxhetin e vitit 2018.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi në parlament amendamentin që parashikon tekstet shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Partia Demokratike me këtë propozim parashikon lehtësim të familjeve që jetojnë në varfëri dhe kostot të mbulohen nga buxheti i shtetit.
Drafti parashikon tekste falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, praktikë e cila ndiqet në mjaft vende të Europës.
Ndërkohë pas dorëzimit të këtij propozimi në parlament ka reaguar Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-amendament-per-tekstet-falas-nga-klasa-e-i-deri-ne-te-ix/