Ndërtimet e papërfunduara në Tiranë do t?i nënshtrohen njësoj taksimit të pronës, si ndërtesat e tjera. Ky është propozimi që vjen nga Bashkia e Tiranës i cili pritet të japë zgjidhje zvarritjes së ndërtimeve, ku shumë ndërtues nuk kanë arritur t?i përfundojnë në kohë punimet, duke shkaktuar kosto sociale e ekonomike për qytetarët dhe qytetin. Qeveria ka pranuar propozimin e Bashkisë së Tiranës për të parashikuar në Buxhetin Shtetit për vitin 2018 detyrimin që të gjitha ndërtimet që nuk janë përfunduar brenda afateve kohore që përcakton leja e ndërtimit të tatohet me taksën e pronës.
Këtë e bëri të ditur sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Vetëqeverisjen Vendore, i cili theksoi se ky propozim vjen si një zgjidhje që i jepet një problemi shqetësues jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe për shumë qytetarë që ankohen për zvarritje pa fund të punimeve nga ndërtuesit.
?Dua të falenderoj qeverinë që ka marrë përsipër të zgjidhë me këtë paketë një propozim të Bashkisë Tiranë, por besoj që vlen për të gjithë. Qytetet tona janë të mbushura me ndërtesa, edhe këtu në qendër të Tiranës, që kanë ngelur karkasë, pra kanë ngelur vetëm një zhguall dhe nuk ka mbaruar kurrë. Ligji deri dje u kërkonte bashkive që të vinin një gjobë modeste për shtyrje të lejes, ndërkohë që mund të vazhdojnë me 20-30 vjet të ngelen një zhguall bosh në mes të qyteteve. Qeveria ka marrë parasysh propozimin tonë për t?i venë ekuivalenten e 30% të taksës së pronës këtyre ndërtesave në momentin që u ka kaluar afati i lejes së ndërtimit. Pra, fillon paguhet taksa e pronës dhe të paktën e dimë që mund të vazhdojë edhe 100 vjet zhgualli bosh në mes të qytetit, por për sa kohë që bashkia po e takson si një pronë efektive, të paktën do të shtyhet dikush që ta mbarojë në kohë?, tha kreu i Bashkisë.
Në emër të Shoqatës për Autonominë Vendore, Veliaj vuri në dukje efektet pozitive që ka patur Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, i cili ka mundësuar që bashkitë që kanë më shumë projekte zhvillimi apo investimesh të përfitojnë edhe më shumë fonde. ?Të gjithë jemi dakord që ky fond të vazhdojë. Ka qenë një mënyrë kompetitive me të cilat bashkitë garonin në bazë të projekteve. Teksa po diskutohet roli i FZHR-së, ne jemi këtu që të avokojmë që ky fond të vazhdojë?, u shpreh Veliaj. Ai përshëndeti edhe rritjen e transfertës së pakushtëzuar që parashikon projekt-buxheti i ri.
?Besoj se një nga vlerësimet më pozitive ka të bëjë me rritjen e transfertës së pakushtëzuar në 1% të PBB-së. Pra vendosja e një kapseje që e kap me këtë shifër dhe nuk ia lë relativitetit apo kandisje në fund të vitit për buxhetin, besoj që është diçka që i sjell shumë dinjitet. Sigurisht, kemi avokuar të jetë më shumë se 1% e PBB-së, por vetëm fakti që tashmë është fiksuar si pjesë e të tërës e bën transfertën e pakushtëzuar pak më të madhe. Do të thotë që secila bashki në bazë të formulës, ka një mundësi më të madhe për të financuar nevojat e veta?, thek...