Report TV - Serbi, Partizani-Skënderbeu nesër, shqiptarët: Jemi të qetë

2018-05-08 3

Nesër në Beograd zhvillohet ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut, e vlefshme për Europa League, faza e grupeve. Kjo sfidë ka interes të veçantë, pasi para tre viteve në të njëjtin stadium u dhunua kombëtarja kuqezi nga tifozët serbë.
Por këtë herë serbët kanë marrë masat maksimale, pasi u tremben ndëshkimeve nga UEFA nëse do të ketë trazira. Një ditë para ndeshjes situata paraqitet e qetë, ndërsa në një lidhje telefonike për Report Tv, zëdhënësi i klubit të Skënderbeut Enea Zhidro nga Beogradi deklaroi se ?Aktualisht po zhvillohet seanca stërvitore në stadiumin e Partizanit.

Gjithçka po shkon mjaft mirë, jemi të qetë. Gjithcka do ia lëmë fushës nesër. Gjendja e lojtarëve është e mirë, trajneri ka grupin e plotë, shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv? deklaroi ai.

Ndeshja nesër do të nisë nga ora 19:00.