Report TV - Çahet opozita, demokratët ikin nga komisionet, qëndron LSI

2018-05-08 0

PD dhe LSI duket se nuk kanë qëndrime të dakordësuara si opozitë, lidhur me raportet me komisionet parlamentar. Deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan edhe këtë të mërkurë mbledhjet, ndërsa një gjë të tillë nuk e kanë bërë ata të LSI.

Debate të forta ka pasur te komisioni parlamentar i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë, ku po diskutohej projektbuxheti i vitit të ardhshëm. Deputetët e PD kanë akuzuar qeverinë si të inkriminuar, duke iu referuar çështjes së ish-ministritë të Brendshëm, Saimir Tahiri, në hetim.

Debate te "Ligjet"
Anëtarët e Partisë Demokratike kanë braktisur Komisionin e Ligjeve pas debateve të forta me anëtarët e mazhorancës, ndërsa anëtarët e LSI vijojnë të qëndrojnë në mbledhje. E njëjta gjë ka ndodhur edhe dy ditët e kaluara, ku anëtarët e PD kanë braktisur komisionet parlamentare, ku te Komisioni i Sigurisë u bashkuan edhe anëtarët e LSI.
Shkak i debateve mes palëve është bërë krimi, ku deputeti i djathtë, Gent Strazimiri, ka deklaruar se në korridoret e Kuvendit sillet një i inkriminuar, që mbrohet nga socialistët, teksa e ka pasur fjalën për deputetin Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Strazimiri: Ju harroni qe korridoreve te Kuvendit sillet nje i inkriminuar. Keni qene te pergatitur ta mbronit. Ketu eshte tempull per njerez te ndershem. Jo strehim per te kerkuarit e drejtesise me prova te antimafias italiane. Ju po e mbroni mafian ne kurriz te shtetit. Z. Kryetar, portret krenar, ballehapur siç ju ka thene partia. Ulsi, aty nuk je ulur per te mbrojt kriminelet.