Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prefekti i Lezhës është përfshirë direkt në kërkim të zgjidhjes së problemit të mospagesës së 64 kryepleqve të Bashkisë! Pasi takoi një përfaqësi të kryetarëve të fshatrave Ai tha se po pret një përgjigje nga Këshilli Bashkiak i Lezhës.
Pas një sërë protestash dhe ankesash, Prefekti i Lezhës Eduard Ndreca priti në një takim një përfaqësi të kryepleqve të fshtrave.
Përballë kërkesës për të ndërhyrë në zgjidhjen e cështjes së mospagesës prej 18 muajsh, prefekti Ndreca tha se ka kërkuar informacion nga Këshilli Bashkiak i Lezhës por ende nuk ka marrë përgjigje.
Kryeplaku: As administratori, as kryetari i Bashkisë. Më ka zgjedhur ai popull që më njeh e jetoj me ta.
Ndreca: Akoma sot nuk kam një përgjigje që t?ju them se e kam zyrtare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-kryetaret-e-fshatrave-ankohen-tek-prefekti-i-qarkut-per-pagat/