Report TV - HEC-et Valbonë,shtyhet vendimi banorët përplasen me Breçanin

2018-05-08 0

Gjykata Administrative ka shtyrë vendimin për pezullimin e ndërtimit të HEC-it të Valbonës me datë tre nëntor. Shtyrja ka ardhur për të përgatitur gjykata vendimin e arsyetuar.

Në përfundim të seancës, disa nga banorët e Valbonës që kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve, patën një debat verbal për disa minuta me ish-zv/drejtorin e policisë Tiranë, Erzen Breçanin të cilën e akuzuan se mbron padrejtësisht ndërtimin e HEC-eve.
Shoqata për mbrojtjen e mjedisit kanë ankimuar në gjykatë ndërtimin e rreth 10 HEC-ve përgjatë lumit të Valbonës në komunën Margegaj, i cilësuar si një nga më përrallorët në rajon dhe më Europë.

Pas mbajtjes së disa protestave dhe peticioneve në të cilat u përfshinë edhe figura të njohura të shoqërisë nga mbarë vendi, shoqata ?Toka? dhe banorët e komunës Margegaj, iu drejtuan gjykatës. Ata kërkojnë pezullimin e punimeve, pasi sipas tyre me ndërtimin e HEC-ve shkatërrohet një nga pasuritë e çmuara natyrore e cila çdo ditë e më shumë mbledh turistë nga e gjithë bota.