Ora News – Aktivisti: Nëse Shqipëria do t’i bashkohet BE, të adresojë problemet e LGBTI

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Boris Dittrich, avokat dhe aktivist i të drejtave të komunitetit LGBTI në Hollandë tha se nëse Shqipëria do të dojë ti bashkohet familjes evropiane duhet të adresojë që është e këtij komuniteti.
Dittrich në axhendën e tij në Shqipëri do të takohet me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu si dhe me kryebashkiakun Erion Veliaj për këtë cështje, teksa e pranon se të jesh gay në Shqipëri është shumë e vështirë.
Dittrich: Në Shqipëri ende është një sfidë për të dalë hapur dhe të jesh vetvetja sepse familja, prindërit nuk duan të jesh vetvetja apo të tjerët e kanë të vështirë ta pranojnë. Ka ende shumë probleme këtu dhe duke qenë se Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e familjes europiane, mendoj se është e rëndësishme ti adresojmë këto cështje.
Dittrich i bën thirrje bizneseve dhe kompanive se diversiteti dhe toleranca në ambientin e punës i bën mirë biznesit, prandaj të mos tregohen paragjykues ndaj këtij komuniteti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aktivisti-nese-shqiperia-do-ti-bashkohet-be-te-adresoje-problemet-e-lgbti/