Report TV - Këshilli konsultativ qeveri-bashki, Veliaj: Zgjidhje problemit të ...

2018-05-08 1

Shumë shpejt pritet që të marrë zgjidhje për qytetarët problemi i zvarritjes së ndërtimeve ku shumë zhvillues nuk kanë arritur t?i përfundojnë në kohë punimet, duke shkaktuar jo vetëm probleme estetike, por edhe kosto sociale e ekonomike. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit konsultativ të qeverisjes qëndrore me vetëqeverisjen vendore, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bëri të ditur se Bashkia i ka propozuar qeverisë për t?i nënshtruar taksës së ndërtesës edhe ata zhvillues të cilët nuk arrijnë t?i përfundojnë ndërtimet e tyre sipas afatit të përcaktuar në lejen e ndërtimit duke krijuar mjaft plagë sociale.

?Qytetet tona janë të mbushura me ndërtesa, edhe këtu në qendër të Tiranës, që kanë ngelur vetëm një zhguall dhe nuk ka mbaruar kurrë. Ligji deri dje u kërkonte bashkive që të vinin një gjobë modeste për shtyrje të lejes ndërkohë që mund të vazhdojnë me 20-30 vjet të ngelen një zhguall bosh në mes të qyteteve që na kanë shëmtuar disa qendra qytetesh. Qeveria ka marrë parasysh propozimin tonë për t?i vënë ekuivalenten e 30 % të taksës së pronës këtyre ndërtesave në momentin që ka mbaruar leja. Pra fillon paguhet taksa e pronës dhe të paktën e dimë që mund të vazhdojë edhe 100 vjet zhgualli bosh në mes të qytetit, por për sa kohë që bashkia po e takson si një pronë efektive të paktën do të incentivohet dikush që ta mbarojë në kohë, ta shesë apo të zhvillohet prona deri në fund dhe të mos kemi këto anomali, kështu që edhe kjo zgjidhet?, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj preku edhe çështjes e taksës së pronës, ku propozoi taksim progresiv për bizneset, ndërsa sqaroi se kjo pikë nuk do të prekë qytetarët e thjeshtë.