Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
12 bashki nga 33 institucione të pushtetit vendor që aplikuan për grante, fituan të drejtën e përfitimit të financimit të Be për mbështetjen e shoqërisë civile.
Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor përfshinë grant prej 1.1 mln euro për vendin tonë që do ti jepen organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në këto bashki. Gjatë firmosjes së marrëveshjes mes pushtetit vendor, ambasadorja e BE Roman Vlahutin tha se Be mbështet për këtë qëllim edhe vendet e rajonit përmes një fondi 8.5 mln euro.
Vlahutin: Ju jeni institucionet me afër qytetarëve. Programi ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve, 8.5 milionë euro është granti i Bashkimit Evropian. Mungesa e transparencës pengesë për ecurinë e vendit. Programe të tilla do të jenë një tullë e rëndësishme e fuqizimit të shoqërisë civile Integrimi evropian nuk ndodh në mënyrë ekskluzive në qendër, ndodh në çdo Bashki, ndaj të ofrojmë shërbime më të mira që ndryshimet të ndihen te qytetarët.
Theksi u vu në rëndësinë e transparencës së pushtetit vendor dhe veprimtarisë së organizatave civile.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/grant-per-bashkite-be-1-1-mln-euro-per-shoqerine-civile/