Report TV - Hapet ekspozita e kartëmonedhave shqiptare në Elbasan

2018-05-08 1

Hapet për herë të parë në teatrin ?Skampa? ekspozita Fragmente të historisë së Shtetit Shqiptar përmes kartëmonedhave. Kjo ekspozitë me karakter edukativ, përmes një koleksioni të rrallë kartëmonedhash shqiptare, pjesë e koleksionit të z. Julian Demeti, koleksionist, njëkohësisht anëtar Bordi i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë si dhe Anetar i Bordi i ADE, synon të informojë publikun e gjerë mbi vlerat historike, kulturore dhe numizmatike të ilustruara në kartëmonedhat shqiptare.

Ky koleksion u shoqërua edhe me objekte mbështetëse si kartolina, gazeta e revista të kohës, duke ofruar një pasqyrim më të plotë të evoluimit kulturor dhe numizmatik ndër vite në Shqipëri.
Karmonedha e parë që është ekspozuar daton e vitit 1913. Në ditën e parë të kësaj ekspozite, ajo u vizitua nga emra të njohur të Elbasanit, studiues, pedagogë, politikanë, njerëz të artit e kulturës të cilët shprehën vlerësimet e tyre për këtë koleksion të veçantë.

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini vlerësoi punën e Z. Demeti duke shpresuar që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë me bashkinë e Elbasanit.

Free Traffic Exchange