Report TV - Himarë, IKMT vazhdon prishjen e objekteve përgjatë shëtitores

2018-05-08 0

Aksioni i IKMT i cili ka nisur ditën e djeshme për prishjen e objekteve të cilat preken nga projekti i rikualifikimit të shëtitores së qytesëz bregdetare, vazhdon edhe ditën e sotme.
Ndryshe nga dita e djeshme, ku shumë banorë të qytezës ishin duke protestuar me flamur grek dhe atë amerikan në dorë dhe me thirrje ?t?ju vi turp?, ditën e sotme IKMT është duke prishur objekte të tjera, por nuk është vërejtur asnjë kundërishtim nga ana e banorëve.

Sot janë planifikuar të prishen dy objekte, ndërsa për prishjen e ndërtesave të tjera pritet vendimi i Gjykatës së Vlorës, e cila pranoi sigurimin e padisë se disa familjeve duke urdhëruar inspektoratin e mbrojtjes së territorit Himarë që te mos kryeje asnjë veprim mbi pronat e tyre.

Gjatë ditës së djeshme, Fatmir Meta, drejtori pranë IKMT ka theksuar se vendimi i Gjykatës për masën e sigurisë ndaj pronave të të gjitha familjeve është i paligjshëm dhënë nga Gjykata e Vlorës. Ndërkohë INUV Himarë ka apeluar vendimin e Gjykatës ndërsa aksioni pritet te vijojë në ditët në vijim edhe pas shprehjes se Gjykatës.

Janë rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti. IKMT paralajmëroi banorët e Himarës dy javë më parë se kanë 5 ditë kohë për të liruar banesat, pasi më pas do niste operacioni për shembjen e tyre.