Report TV - Oficerja e Forcave Speciale rrëfen betejën me kancerin, apel grave

2018-05-08 0

Muaji Tetor njihet si muaji i sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit dhe kësaj iniciative i është bashkuar Ministria e Mbrojtjes për të disatin vit radhazi.

Një mamografi lëvizëse, e cila kryen diagnostikim falas është vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për të diagnostikuar të gjitha zonjat që shërbejnë pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka qenë pranë grave e vajzave të Forcës Tokësore ku ka bërë thirrje për të mos neglizhuar shëndetin. ?Gruaja e ka në natyrën e vet vetsakrifikimin. Bën gjithçka për këdo dhe për gjithçka tjetër përveçse për veten. Unë jam shumë e lumtur sot që ne kemi mundësinë që një pjesë të madhe të grave të Forcës tonë Tokësore ta diagnostikojmë përmes mamografisë të lëvizshme. Jam shumë e kënaqur që Ministria e Shëndetësisë na e ka dhënë këtë mamografi sot, na e ka sjellë këtu në Forcën Tokësore për të na mundësuar këtë shërbim të jashtëzakonshëm për të parandaluar një sëmundje që është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe merr masivisht jetën e grave dhe nënave.

Free Traffic Exchange