Prej më shumë se një ore Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thirrur në një takim 61 kryetarët e degëve të PS. Balla po diskuton me krerët e degëve për një proces zgjedhor që ka nisur në PS dhe që përfundon më 30 nëntor.
Një proces zgjedhor që parashikon zgjedhje dhe rizgjedhje të PS, ku kjo parti ka pasur rezultat më të dobët se në zgjedhjet e shkuara. Janë 16 bashki që do iu duhet të rizgjedhin kryetarët e tyre, pasi kryetarët aktualë do duhet të lënë detyrën për rezultate të dobëta në detyrë.