Report TV - Tiranë,4 aksione në 12 orë,kapen 30 kg drogë, deklerata e policisë

2018-05-08 0

Policia e Shtetit ka kryer 4 aksione në Tiranë, gjatë 12 orëve të fundit, ku ka goditur disa grupe kriminale, të cilët kryenin aktivitete të ndryshme, kryesisht shpërndarje droge dhe vjedhje automjetesh. Detajet e operacioneve janë zbardhur nga Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari.
Deklarata e plotë
Kështu në Tapizë, Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kontrolli e më pas arrestimi i shtetasit Astrit Voca, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Nga kontrolli i ushtruar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 .1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. Vocës iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar.

Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Free Traffic Exchange