http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Athina zyrtare zbut tonet per prishjen e disa objekteve ne Himare. Përkundër thirrjeve te ekstremisteve per qëndrime radikale ndaj Tiranës, Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias deklaroi se Greqia nuk mund te ndaloje punimet restauruese te nje vendi tjetër.
?Një nga kushtet për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është çështja e pronës dhe mbrojtja e saj, si dhe çështja e mbrojtjes së pakicës. Pronat që u prishën në Himarë janë në thelb pa pronarë. Përjashtim bën pika e karburantit nga ku filluan prishjet. Për këtë të fundit është diskutuar në Ministrinë Shqiptare të Energjisë, se do të jepet leje për të ndërtuar karburantin diku tjetër. Ne insistojmë dhe do të insistojmë që ky premtim të realizohet. Ne nuk mund të ndalojmë restaurimet e një vendi tjetër. Por dëshirojmë të mbrohen të drejtat e pronësisë, veçanërisht të minoritetit. Për momentin janë ndaluar prishjet.?
Por respektimi i te drejtës se pronës mbetet nje shqetësim per Athinën zyrtare e ketë e pohoi edhe zedhenesi i qeverise greke.
?Athina po ndjek me vëmendje dhe kujdes çka po ndodh në Himarë dhe Qeveria Greke po ndërmerr të gjitha iniciativat e nevojshme për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të minoritet si dhe të pronësisë.?
Reagime ka pasur edhe nga fronti i opozitës greke. I ngarkuari për çështjet e jashtme i partisë Demokracia e Re, deputeti Jorgos Kumucakos i kërkoi Qeverisë Shqiptare të ndalojë menjëherë çdo veprim kundër të drejtave të minoritetit grek në Himarë.