Arrestohet autori - Kryebashkiaku i Belshit kërcënohet me armë për 300 mijë euro

2018-05-08 12

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Bashkisë së Belshit Arif Tafani është kërcënuar me armë nga një person, kërcënim i cili dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës.
Rajan Tafani i ka zënë rrugën kryebashkiakut Tafani dhe i ka kërkuar 300 mijë euro dhe sheshin para bashkisë për të ndërtuar një lokal, duke pretenduar se sheshi në fjalë është në pronësi të tij.
Sipas policisë, denoncimi është bërë sot në mëngjes, ku kryebashkiaku ka deklaruar se një ditë më parë rreth orës 12:00 në aksin rrugor Belsh ? Pajovë në vendin e quajtur ?Fusha e bardhë? shtetasi R.T., 31 vjeç banues në Elbasan për shkak të detyrës e ka kanosur me armë duke i kërkuar 300.000 Euro dhe një pjesë toke ku është planifikuar të bëhet godina e re e Bashkisë Belsh.
?Shtetasit R.T., në vitin 2016 në Belsh qendër i është prishur lokali i familjes se tij nga ana e Bashkisë, pasi ishte përfshirë në objektet që do prisheshin në zbatim të planit urbanistik të qytetit. Policia menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga Kryetari i Bashkisë ka bërë kapjen dhe shoqërimin në Stacionin e Policisë Belsh të shtetasit R.T për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes?, sqaron policia.
Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do të referohen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale të ?Kanosjes për shkak të detyrës?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kercenohet-kryebashkiaku-i-belshit-per-300-mije-euro/