Report TV - Iu shemb shtëpia në Himarë banori: Jam mik me Edi Ramën

2018-05-08 4

Banorët e Himarës janë shprehur të revoltuar me qeverinë e cila sipas tyre po iu prish shtëpitë dhe po u rrëmben pronat, ndërsa ngrejnë dyshime për qëllimet e vërteta të aksionit i cili vijon prej dy ditësh.
Mes banorëve të prekur nga projekti i Bashkisë së Himarës për zgjatimin e lulishtes përgjatë bregdetit ka edhe nga ata që identifikohen si miq të kryeministrit Edi Rama, por kjo nuk e ka shpëtuar pronën e tyre. ?Ne himarjotët jemi autoktonë dhe jemi në këtë tokë më të vjetër se dielli që shikoni. Ne nuk do na gjunjëzojë as Rama, unë jam mik personal i Ramës, por asnjë s?do ta gjunjëzojë dot revolucionin e Himarës?, theksoi banori.