Report TV - Tiranë e Përmet , aksionet në 12 orë, kapen 30 kg drogë e armë

2018-05-08 0

Policia e Shtetit ka kryer 4 aksione në Tiranë, gjatë 12 orëve të fundit, ku ka goditur disa grupe kriminale, të cilët kryenin aktivitete të ndryshme, kryesisht shpërndarje droge dhe vjedhje automjetesh. Detajet e operacioneve janë zbardhur nga Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari.Gjithashtu forcat policore të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin Erald Beta, 30 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua 2.8 gramë lëndë e dyshuar Kokainë. Në banesë iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë, Zaztava.

Në Përmet, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Veis Pipa, në fshatin Panarit, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Në afërsi të banesës, në vendin e quajtur "Përroi i Gropëzit" u gjetën të hedhura në një ambient të hapur 4 thasë plastmasi, me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte cannabis.

Free Traffic Exchange