Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkatërrohet grupi kriminal i cili merrej me vjedhjen e makinave në kryeqytet.
Mjetet vidheshin në Tiranë më pas dërgoheshin në një servis në fshatin Blliçe të Dibër ku çmontoheshin për pjesë këmbimi.
?Në servisin e shtetasit Ferit Dauti, në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera? deklaroi Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues Josif Shtëmbari.
Mes të arrestuarve është dhe pronari i servisit,Ferit Dauti, në fshatin Blliçe të Peshkopisë, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera.
Të arrestuarit janë
? Ferit Dauti, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë);
? Mehmet Dauti, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër;
? Ervis Dauti 19 vjeç, banues në Blliçe Dibër;
? Hasan Elezaj, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë );
si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë
Makinat e vjedhura
Sipas policisë është dokumentuar me prova ligjore se ky grup kriminal është autori i vjedhjes së 5 makinave në Tiranë
? Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën ?Sitki Çiço? kanë vjedhur mjetin tip ?Benz?;
? Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën ?Arkitekt Sinani?, është vjedhur mjetin tip ?Benz?;
? Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën ?Selman Riza?, është vjedhur mjeti furgon tip ?Benz?;
? Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën ?Myslym Keta?, kanë vjedhur mjetin furgon tip ?Benz?;
? Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ?Mercedes Benz?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-banda-e-hajduteve-te-makinave-ne-tirane/