Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së avokatit Mixalis Zafeiropoulos. Avokati u ekzekutua në qytetin e Athinës në datën 12 të këtij muaji, ndërsa identiteti i të arrestuarit nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave greke policia arrestoi 32 -vjeçarin në Patra në përpjekje për të kaluar kufirin me Shqipërinë. Ndërkohë gjatë kontrolleve në lagjen Kallitha në kryeqytet, në banësen e shqiptarit u gjetën edhe disa armë zjarri.
Të hënën policia mori në pyetje edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Koridhalos, si persona që mund të kenë dijeni për vrasësit.
Policia dyshon se ata mund të kenë patur rolin e ndërmjetësve mes porositësit dhe ekzekutorëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-e-avokatit-grek-arrestohet-nje-32-vjecar-shqiptar/