Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Akademiku Artan Fuga deklaron se nëse qeveria nuk financon Akademinë e Shkencave, çka nënkupton mbylljen e saj, Shqipëria do të ishte i vetmi vend që do të guxonte të ndërmerrte këtë hap.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Fuga thotë se mbyllja e Akademisë do të ishte e barabartë me mbylljen e objekteve të kultit në regjimin komunist.
Për Fugën, pas 20-40 vitesh kombi shqiptar do të kërkojë llogari për këtë.
Fuga: Nëse këto buxhete do të prishen, Shqipëria do të jetë i vetmi vend që ka guxuar të mbyllë Akademinë e Shkencave siç e ka statusin tani, për mua do të ishte i barabartë me vitin ?66-?67 të institucioneve fetare, megjithëse shkenca me fenë nuk ka asgjë të përbashkët. Mund të mbyllet Akademia e Shkencave por pas 40 vjetësh, 30 apo 20 vjetësh kombi do të kërkojë llogari për këtë.Unë jam i bindur për këtë. Meqenëse mora institucionet fetare, nuk prishet kisha se prifti nuk është në gjendje dot ta drejtojë shumë mirë. Akademikët thanë se nuk ka të bëjë me ne. Nëse ne sot jemi, nesër nuk do jemi më se ka kufinj moshorë. Nëse duhet le të hapet kjo Akademi me prurje të reja, kritere të reja por jo të goditet institucioni në asnjë mënyrë kjo nuk mund të bëhet.
Profesor Doktor Artan Fuga dialogun e Akademisë së Shkencave me qeverinë dhe kryeministrin Rama e sheh të domosdoshëm.
Fuga thotë se Rama e për obligim tu kthejë vizitën akademikëve, duke u shprehur: ?Kur pranon të qeverisë me popullin dhe të bashkëqeveris me popullin, të pranojë të qeverisë dhe me ne akademikët, të vijë të na dëgjojë dhe ne kemi argumentat tona për këtë gjë?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/smbyllet-kisha-pse-nuk-drejton-prifti-fuga-rama-te-takoje-akademiket/