Shqiperia humb 7 vende në raportin “Doing Business”

2018-05-08 1

Shqipëria ka humbur 7 vende në renditjen Bankës Botërore të raportit ?Doing Business?. Një vit më parë Shqipëria rezultonte e 58-ta mes 190 ekonomive botërore për lehtësitë e të bërit biznes, ndërsa për 2018-ën vendi ynë renditet i 65-ti.

Rënia ka ardhur si pasojë e përkeqësimeve komponetin ?pagesa e taksave?, ku janë humbur 30 vende, aksesi në energjinë elektrike, mbrojtja e investitorëve të vegjël, zgjidhja e kontratave dhe falimentimi i një firme.
Përmirësime janë marrë në financimin e ndërmarrjeve si pasojë e rritjes së kreditimit dhe ndryshimit të statusit të punëtorëve. Amendimet në kodin civil për uljen e orëve jashtë punës kanë sjellë rritje në këto dy elementë që analizon Banka Botërore.

Miratimi i lejeve të ndërtimit nuk ka pësuar ndryshim dhe vendi ynë vijon të renditet i106, ndërsa regjistrimi i pronës ka një rritje me 3 vende./Tv Klan

Free Traffic Exchange