Report TV - Tahiri zëvendësohet nga postet në PS nga Gjylameti e Spiropali

2018-05-08 0

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur në mbledhjen e sotme që të zëvendësojë Saimir Tahirin pas pezullimit nga të gjitha postet në parti.
Blerina Gjylameni do të drejtojë degën e Partisë Socialiste në Tiranë në vendin e Saimir Tahirit, ndërsa në postin e koordinatorit të bashkëqeverisjes me njerëzit do të jetë Elisa Spiropali.

Lajmi e ka konfirmuar për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla. ?Kryesia ka mandatar Elisa Spiropalin për bashkëqeverisjen, ndërsa Blerina Gjylamenti do të drejtojë degën e PS në Tiranë".

Saimir Tahiri ishte kreu i Partisë Socialiste për Tiranën dhe Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen, por u pezullua nga të gjitha funksionet pas akuzave nga prokuroria për përfshirje në dosjen Habilaj. Rama deklaroi para pak ditësh se Tahiri do të jetë një deputet i lirë deri në fund të hetimeve.