Kreu i Bashkisë se Belshit, Arif Tafani, është kërcenuar nga një biznesmen i zonës, i cili pretendon se i është prishur lokali buzë liqenit pa të drejtë.
Rreth mesditës së kësaj të martë në afërsi të vendit të quajtur Pekisht, 31 vjecari, Rajan Tafani, I ka zënë pritë kryebashkiakut dhe e ka kërcënuar me pistoletë, teksa I ka kërkuar 300 mijë euro dëmshpërblim.
Arif Tafani ka bërë denoncim në policinë e shtetit, ndërsa i kontakatuar nga Report tv ka sqaruar rrethanat e këtij incidenti.
?Kam qene duke ecur me makinë kur më ka dalë përpara shtetasiu Rajan Tafani, babait të të cilit i kam prishur një lokal të vjetër buzë liqenit, pasi kishte problem me lejen dhe ndërtimi ishte i paligjshëm.Më ka vënë pistoletën në trup dhe më ka thënë se kërkon 300 mije euro pasi unë në të kundërt rrezikoj jetën"-thotë Tafani.
Më ka kërkuar dhe një shesh ndërtimi tek sheshi kryesor I qytetit të Belshit. i thash se un jam vetëm për zbatimin e ligjit, u shpreh Tafani për Report TV.
Arif Tafani pohoi për Report tv se me Rajan Tafanin janë kushërinj të largët, ndërsa evidentoi se vëllai i biznesmenit ka qënë kandidat i pavarur në zgjedhjete fundit lokale.