Report TV - Shkodër, djegia e mbeturinave shqetësim për banorët

2018-05-08 0

Edhe pas rritjes së taksës së pastrimit, mbeturinat në Shkoder digjen ditën për diell dhe asnjë institucion nuk reagon përballë kësaj katastrofë mjedisore.
Si pasojë e djegies së mbetjeve urbane re të mëdha tymi janë konstatuar në orët e para të mëngjesit të së Martës në zonën e by pass-it në hyrje të qytetit.Ajo që prodhon djegia e mbetjeve, përveç ndotjes mjedisore, është edhe një përhapje e semundjeve të rënda kancerogjene.

Tymi që del nga djegia e tyre është i pranishëm gjatë gjithë dites, ndërsa natën djegia bëhet më e madhe dhe gazrat që çlirohen përshkojnë kilometra të tëra drejt thellësisë së qytetit të Shkodrës. Banorët e lagjes se Livadeve në Shkodër çdo ditë zgjohen me ajër tërësisht të kontaminuar nga djegia e këtyre mbeturinave.

Një fenomen që nuk eshte i ri dhe për çudinë e të gjithëve vijon të kalohet në heshtje të plotë dhe me indiferentizëm si nga pushteti vendor, ashtu edhe nga inspektoriati i mjedisit.