Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re ka reaguar ndaj shembjes së objekteve në Himarë, në kuadër të planit urbanistik të qytetit.
Në një deklaratë për shtyp, të firmosur nga shefi i departamentit të punëve të jashtme, Jorgos Kumutsakos, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare ?që të ndërpresë menjëherë çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit grek që banojnë në Himarë?.
Në të njëjtën kohë, partia më e madhe opozitare, i bën thirrje edhe qeverisë greke që ?të avancojë menjëherë në reagime kësaj here rezultative, sa në planin dypalësh, aq edhe në nivel europian, për mbrojtjen e grekëve të Himarës?, siç thuhet në deklaratën për shtyp.
Opozita kërkon që këto reagime të qeverisë greke ?të bëhen para nisjes së bisedimeve paketë greko-shqiptare që janë paralajmëruar nga ministria e jashtme e Greqisë?.
Ndërkaq, ende nuk ka një reagim nga ana e Athinës zyrtare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shembjet-ne-himare-opozita-greke-nderprsin-cdo-veprim-qe-bien-ndesh/