Ora News – Halloween në shkolla, fëmijët vishen me kostume të frikshme

2018-05-08 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Festa e rikthimit të shpirtrave të vdekur po përqafohet së fundmi edhe nga fëmijët. Në shkolla këtë fund tetori është festuar nga nxënësit Halloweeni, të cilët janë paraqitur me kostume të frikshme. Disa prej tyre nuk i janë bashkuar festimeve, pasi nuk e konsiderojnë si festën e tyre.
Është festë që synon të ngjall frikë, por kjo nuk i ka penguar fëmijët t`i gëzohen Halloween-it.
Dita e ringjalles së shpirtrave, një festë tradicionale amerikane, vitet e fundit ka marrë përmasa të mëdha edhe në Shqipëri.
Në garë për veshjen më të bukur, çdo fund tetori fëmijët nuk ngurojnë të veshin në shkollë kostume që personifikojnë personazhe të frikshëm, për këtë kanë pasur mbështetjen e prindërve dhe mësueseve.
Shumë prej nxënësve, nuk kanë informacion mbi domethënien e Halloween, ndërsa të tjerë thonë se nuk është festa e tyre dhe kanë zgjedhur të qëndrojnë indiferent.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/halloween-ne-shkolla-femijet-vishen-me-kostume-te-frikshme/