Report TV - Virozat gjunjëzojnë pediatrin e Fierit,100 fëmijë vizitohen çdo ditë

2018-05-08 3

Luhatja e temperaturave dhe fillimi vitit shkollor janë dy faktorët që kanë ndikuar ne shtimin e rasteve të fëmijëve të prekur nga virozat e stinës. Kjo ka bërë që shumë raste të paraqiten në pediatrin e Fierit. Shefja e pediatrisë, Artemona Yzeiri, bën thirrje që prindërit të kenë kujdes me ushqimet dhe veshjet. Numri i fëmijëve që paraqiten në 24 orë në pediatrin e Fierit i kalon 100.
?Me rënien e temperaturave është rritur numri i fëmijëve që vijnë në pediatri. Numri varion nga 70 deri në 100 fëmijëve në ditë. Masat që duhet të merren është kujdesi në të ushqyer, nuk duhet të konsumojnë ushqime të paketuara. Ajo që më bën përshtypje mua këtu është mbiveshja që i bëhet fëmijëve këtu. Prindërit sapo ndryshojnë pak temperaturat i veshin më shumë se ç?duhet.?, tha Yzeiri.

Sipas shefes së pediatrisë në Fier një problem që është i vjetër në këtë spital është mungesa e mjekëve pediatër të përgjithshëm. Aktualisht janë 6 mjekë gjë e cila e vështirëson punë dhe përballimin e situatës nga fluksi i krijuar.