Ora News - Mashtrimi me vizat në Kanada, nënë e bijë dënohen me 18 vite burg

2018-05-08 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria ka kërkuar 10 vite burg për Lule Makashin dhe 8 vite për vajzën e saj Adela Makashin.
Lule dhe Adela Makashi akuzohen se mashtruan 225 shtetas me pretendimin se do i çonin në Kanada.
Mbi nënë e bijë rëndon akuza për mashtrim me vizat e punësimit në Kanada.
Një vit më parë, gjykata la në burg, Lule Makashin, pronaren e kompanisë ?Ande-LM? dhe nisën hetimet ndaj saj për mashtrimin me pasoja të rënda të shumë personave dhe caktoi detyrim paraqitje për Adela Makashi, vajzën e Luli Makashit dhe kjo e hetuar për mashtrim.
Nënë e bijë nuk i pranuan akuzat për mashtrim dhe deklaruan në gjykatë se aktiviteti i tyre ishte i ligjshëm, por problemi ishte me zyrat avokatore në shtetin kanadez, problem që kishte nisur nga tetori 2015.
Gjithashtu ngritën pretendimin se kjo ishte arsyeja pse shkuan në Kanada, ku u kapën dhe u deportuan menjëherë në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/mashtrimi-me-vizat-ne-kanada-nene-e-bije-denohen-me-18-vite-burg/

Free Traffic Exchange