Zona e banuar në Virua, vuan prej vitesh mungesën e infrastrukturës rrugore. Kjo pjesë e qytetit të Gjirokastrës dikur zonë e braktisur, është populluar në fillim të viteve ?90 nga banorë të ardhur prej fshatrave të Cepos.
Fillimisht aty u përqëndruan disa familje duke ndërtuar ku një barakë e ku një shtëpi përdhese, ndërsa në dhjetë vitet e fundit, po lulëzojnë vilat . Kjo lagje pa emër e cila është 3 km në veri të Gjirokastrës, vuan mungesën e urbanizimit, krijimin e kushteve, si dhe mungesën e ndriçimit, kanaleve të ujërave të zeza.
Në këtë zonë asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë investim serioz në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
?Duhet të ndërtohet. Dëshirën e kemi të madhe, shpresojmë, kemi dëgjuar që do të bëhet.?, thonë banorët.
Ndonëse janë 100 familjet të cilët janë taksapaguese të rregullta, por që deri tani nuk kanë përfituar asgjë në këmbim nga institucioni ku ata paguajnë taksat. Në lidhje me këtë problem Report tv u interesua në Bashkinë e Gjirokastrës, por askush nuk pranoi të japë përgjigje.