?Sistemi jonë i sigurisë ushqimore nuk është i ndërtuar dhe nuk funksionon si një sistem?.
Kur vjen fjala te siguria ushqimore, Shqipëria nuk ka as statistika të sakta për të dhënë një pasqyrë të qartë të asaj që ne konsumojmë çdo ditë. Problemi më i madh është te produktet të cilat nuk figurojnë të regjistruara në pikat doganore apo dyqanet ku tregtohen.
?Sa të sigurta janë ushqimet tona, unë nuk dua të përhap panik, as unë dhe askush tjetër. Nuk mund t?i dimë dot përqindjet dhe shifrat?.
Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi thotë se për të dhënë një perceptim të qartë të asaj që ndodh, mjafton të përmendet fakti se të gjithë pikat e therjes që sot janë kontrolluar janë mbyllur, dhe vetëm 5 thertore kanë rezultuar se përmbushin standardet.
?Fjala pika therrjesh është një shpikje e inspektorëve?.
Për këto masa, edhe presionet nga deputetë e zyrtarë të tjerë kanë qënë të shumta.
?Kryetarë bashkish, deputetë në ndonjë rast, drejtues të institucioneve bëjnë presion se mendojnë që kjo është një fushatë, do të përfundojë, do të kthehemi atje ku kemi qenë. Nuk ka më kthim mbrapa?.
Pas kontrollit dhe bllokimit të thertoreve, në radhë është bllokimi i qumështit që tregtohet nga fshatarët, aksion që Niko Peleshi thotë se do të jetë më i vështirë dhe me më shumë përplasje se ai i mishit. Synimi është që Shqipëria në të ardhmen të lejohet të bëhet eksportuese e këtyre produketeve, pasi sot Bashkimi Europian nuk i pranon.
Nga ana tjetër ka nisur edhe një kontroll për të gjithë inspektorët që kanë vënë firmën për të lejuar konsumimin e produkteve të falsifikuara që janë denoncuar nga media dhe emisionet investigative.
Tv Klan