Sekuestrohen prona e pasuri te Habilajve

2018-05-08 6

Sekuestrohen prona dhe pasuri të paluajtshme që u përkisnin vellezërve Artan, Moisi dhe Florian Habilaj si dhe personave të afërm me ta. Policia e Vlorës është vënë në lëvizje menjëherë pas vendimit të gjykatës së këtij rrethi, pasi dyshohet se këto prona janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Sipas burimeve të policisë, janë sekuestruar 3 njësi shërbimi dhe tregtare me sipërfaqe përkatësisht 157 dhe 136 metra katrorë në lagjen ?28 Nëntori? në qytetin e Vlorës. Po ashtu janë sekuestruar edhe tre apartamente banimi në Vlorë, të cilat janë në pronësi të vëllezërve Habilaj dhe të afërmve të tyre. Veç këtyre pasurive, policia thotë se po punon për identifikimin e pasurive të tjera që dyshohet se burojnë nga aktivitete kriminale.

Ndaj këtyre personave ka nisur edhe hetimi për akuzën e ?pastrimit të produkteve të veprës penale?. Aktualisht ndaj vëllezërve Habilaj, prokuroria italiane ka ngritur një çështje duke i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Një hetim tjetër është hapur edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Pronat e sekuestruara në Vlorë:

1.Njësi tregtare 157 m2, e Moisi Habilajt

2.Njësi tregtar 136 m2, e Florian Habilajt

3.Apartament, në pronësi të shtetasit Artan Habiljat

4.Apartament 69 m2 , në pronësi të K.Habilajt.

5.Apartament 104.5 m2 e shtetasit F.M.

6.Njësi tregtare e banimi 156 m2, në pronësi të Artan Habilajt

TV Klan