Rikonstruktohet qendra shëndetësore - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qendra Shëndetësore në Kamëz, pas investimeve nga fondet qeverisë, është rikonstruktuar tërësisht dhe është pajisur me aparatura të reja.



Kryeministri Rama tha se rritja e gamës dhe cilësisë së shërbimit në qendrat shëndetësore, do të ulë fluksin e qytetarëve që kërkojnë shërbimin bazik në spitalet kryesore.




?Por sa më shumë të shtrijmë këtë rrjet, aq më shumë ulim presionin e madh e madh mbi spitalin qendror dhe 2-3 spitalet e tjera dhe krijojmë edhe një sistem ku zhvillohet i gjithë procesi i trajtimit të shqetësimeve, apo të urgjencave të sëmundjeve të njerëzve me faza, sipas shkallës së nevojës. S?ka nevojë që të gjithë të turren në spitalin në qendër për të bërë edhe gjërat bazike që fare mirë mund të bëhen dhe këtu. Plani është për të rindërtuar 300 qendra në 4 vjet, duke filluar nga 2018-ta, kur duam të rindërtojmë me këto standarde 80-90 të parat dhe njëkohësisht për të filluar dhe për të krijuar kushtet e Urgjencës 24-orëshe, qoftë në këto qendra, qoftë dhe në ato që janë sot spitale bashkiake, që nuk e mbajnë dot veten.?



E pajisur me teknologji moderne, qendra ofron shërbimin e urgjencës 24 orë për 100 mijë banorë të zonës.



?Nga ana tjetër kemi shërbimin 24 orë të urgjencës, që është shumë i rëndësishëm për shërbimet e emergjencës që banorët të mos shkojnë direkt në qendrën spitalore universitare apo në qendra të tjera, por të jenë këtu prapë, të kenë akses në 24 orë në 7 ditë të javës. Nga ana tjetër, janë të gjithë kabinetet e specialiteteve. Gjithashtu kemi konsultorin e nënës dhe fëmijës, konsultimin për nënën, për vaksinimin e fëmijës, të gjithë kabinetet përkatëse me 10 mjekë specialistë.?



Në Qendrën Shëndetësore të Kamzës bëhen 2700 analiza në muaj, me perspektivën për t?u zgjeruar edhe më një spektër të ri ekzaminimesh, pas vendosjes së aparaturave të reja.

Free Traffic Exchange