Report TV - Prishja e banesave, himarjotët protestë me flamuj e këngë greke

2018-05-08 0

Himarë - IKMT të shoqëruar nga forca të shumta policie nisi mëngjesin e kësaj të marte operacionin për shembjen e rreth 20 banesave për t?i hapur rrugë rikualifikimit urban të Himarës.Banorët e Himarës kanë kundërshtuar projektin duke e cilësuar atë si gjenocid, pasi sipas tyre nuk parashikohet dëmshpërblimi sipas ligjit, ndërsa një problem tjetër i ngritur ka qenë edhe mungesa e certifikatave të pronësisë për disa nga banesat e vjetra. Banorët refuzuan pak ditë më parë negociatat me ministrin Gjiknuri.
Kujtojmë që plani për shembjen e këtyre banesave në Himarë ka sjellë edhe reagimin e Athinës Zyrtare, të cilët kanë kushtëzuar ecurinë e Shqipërisë drejt BE me respektimin e të drejtave të pakicës greke.