Me thirrjet ?turp t?ju vijë? dhe flamurin grek e atë amerikan në duar, banorët e Himarës janë përplasur me policinë, gjatë operacionit të IKMT për shembjen e banesave që preken nga projekti i Bashkisë për shëtitoren përgjatë bregdetit.
Janë rreth 80 objekte, kryesisht banesa të vjetra, të cilat do shemben për t?i hapur rrugë rikualifikimit urban të Himarës. Deri tani mësohet se janë shembur tetë objekte kryesisht dyqane dhe mure rrethuese të shtëpive. Janë rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti. IKMT paralajmëroi banorët e Himarës dy javë më parë se kanë 5 ditë kohë për të liruar banesat, pasi më pas do niste operacioni për shembjen e tyre.
Vetë banorët e Himarës kanë kundërshtuar projektin duke e cilësuar atë si gjenocid, pasi sipas tyre nuk parashikohet dëmshpërblimi sipas ligjit, ndërsa një problem tjetër i ngritur ka qenë edhe mungesa e certifikatave të pronësisë për disa nga banesat e vjetra. Banorët refuzuan pak ditë më parë negociatat me ministrin Gjiknuri.