Report TV - "Tahiri", avokati Gjokutaj në '5 pyetje': Çështja u zvarrit

2018-05-08 2

I ftuar sonte në emisionin ?5 pyetje nga Babaramo? në Report Tv është avokati Genc Gjokutaj, i njohur si prokurori i çështjes Nano dhe avokati i Bashës. Avokati i njohur do të komentojë çështjen Tahiri pas nisjes së hetimeve nga prokuroria shqiptare pas publikimit të përgjimeve nga Italia.
Sipas Gjokutaj rasti që referon prokuroria është më i rëndi në këto 27 vite referuar akuzave për Tahirin, por sipas tij Komisioni i Mandateve e zvarriti çështjen. Sipas kërkesa e avokatit të ish-ministrit për të përgatitur mbrojtjen nuk ishte e drejtë sepse mbrojtja, thekson Gjokutaj, bëhet në gjykatë, ndërsa shton se duke marrë parasysh faktin se Tahiri është ish-ministër i brendshëm krijon dyshimin se në mbrojtje të vetes ai mund të ndërhyjë te policia për të dekonspiruar personat në hetim.

?Komisioni e zvarriti ç?është e vërteta. Kërkesa e prokurorisë është paraqitur një ditë përpara, të nesërmen u çel gjykata aty avokati kërkojë përgatitjen e mbrojtjes, por kjo bëhet në gjyq. Se nëse provat shqyrtohen aty çfarë do të shqyrtojë gjykata. Këtu është shkelur ndarja pushteteve. Janë disa elementë. Avokati kërkoi kohë për mbrojtje, por mbrojtja është institutt nuk ka akuzë. Është sikur një person ti thotë doktorit nuk ke për ta futur në operacion se ky nuk është i sëmurë. E njëjta gjë ndodh dhe me gjykatën, vetëm ajo e vlerëson provën. Sot e kësaj dite janë dhjetëra person anë përgjim cilësia e personit si ministër i brendshëm krijon dyshimin se në mbrojtje të vetes ai mund të ndërhyjë te policia për të dekonspiruar personat në hetim.?, tha Gjokutaj.

Free Traffic Exchange