Report TV - Alpinistët “sfidojnë” lartësitë e majës së Bistrës

2018-05-08 3

Një grup prej 111 alpinistësh nga Kosova dhe Shqipëria janë ngjitur në majën e Bistrës në Kosovë, e cila ngrihet madhështore në lartësinë e 2651 metrave mbi nivelin e detit.
Alpinistët tregojnë për Shqiptarja.com se ngjitja në këtë lartësi ishte e vështirë, pasi era frynte me një shpejtësi 130 km/h.

Grupi i alpinistëve tregon se ngjitja në këtë majë fantastike, është një sfidë që ia vlen, ndërsa pamjet e publikuara prej tyre janë thjeshtë magjepsëse dhe frymëzim për këdo që e don natyrën dhe sportin e ngjitjes në lartësi.Ngjitja për në majë ka filluar nga Prevalla, ky është një vend turistik me frekuentim të lartë prej turistëve.

Për këtë grup ngjitja në majë ka zgjatur 8 orë, ndërsa në mesin e turistëve kishte mosha të ndryshme. Alpinisti më i ri në moshë ishte një qenush i vogël vetëm 3 vjeç dhe sipas alpinistëve ky ishte një fakt tjetër interesant në këtë aventurë mjedisore sa të vështirë aq dhe emocionuese.